Kukësi - Flamurtari, pritet dyndje kuksianësh në "Qemal Stafa"

Finalja e Kupës së Shqipërisë ka ndezur edhe interesimin e jashtëzakonshëm të tifozëve të Kukësit. Për shkak të rëndësisë që paraqet kjo finale, tifozëria e Kukësit, do të organizohet në mënyrën më të mirë. Të dielën më 18 maj, me flamuj dhe banderola, me shalle dhe uniforma të Kukësit, ata do të mblidhen te sheshi përballë bashkisë, për t’u nisur në orën 13:30 drejt Tiranës. Lajmërimet kanë nisur dhe po informohet çdo kuksian.FSHF si organizatore e finales së Kupës së Shqipërisë, ka lënë për tifozët kuksianë tribunat D2 dhe D3, që njihen ndryshe si njëzetëshet e “Qemal Stafa”-s. Gjithashtu, në dispozicion të tifozëve kuksianë është edhe tribuna A, ndërsa sektorët e tjerë u takojnë tifozëve vlonjatë.