Skënderbeu insiston për Tomislav Bushiç

Skënderbeu është vënë në kërkim të një njeriu gol. Korçarët duan të afrojnë në ekip një sulmues të fortë dhe duan ta bëjnë që nëndeshjet e Championsit. Drejtuesit duket se kanë pretendime që të përsërisin sezonin e kaluar dhe, pse jo, të bëjnë akoma edhe më mirë, duke siguruar fazën e grupeve të Europa Ligës.Së fundmi ka dalë në skenë një emër i ri nga klubi, si alternativë e mundshme për sulmin. Bëhet fjalë pikërisht për sulmuesin kroat të Vllaznisë, Tomislav Bushiç. Vetë kroati shihet si një mundësi reale, por ende nuk mund të themi se konsiderohet si zgjedhje e parë për bardhekuqtë.Përveç emrave të lakuar më parë si Fatjon Sefa dhe Gilberto Fortunato, tani e gjithë vemendja është përqëndruar tek sulmuesi i Vllaznisë dhe po punohet për të arritur tek sulmuesi.