Liverpooli ofron 72 milionë euro për Cavanin
Liverpooli është i përgatitur për të bërë një lëvizje të bujshme prej 72 milionë eurosh për të marr yllin e PSG, Edinson Cavani. Ai është objektivi numër një i të kuqve.
Sipas mediave angleze janë të sigurt që do të mbajnë 27 vjecarin Suarez i cili kërkohet me ngulm nga skuadra e Reali të Madridit. Uruguajani kohët e fundit nënshkroi një kontratë të re që e bën atë lojtarin më të paguar në historinë e Liverpulit dhe pse ish futbollisti i Ajaksit duket i lumtur në Merseyside ekziston frika se ai mund të joshet nga një kalim tek galaktikat.
Presidenti i Real Madridit Florentino Perez e ka vendosur Suarezin në krye të dëshirave të verës dhe mund të jetë gati për të thyer një tjetër rekord pas transferimit të Gareth Bale. Me siguri në rast se kapin shifrat e 100 milion eurove, Liverpooli do të dorëzohet. Cavani është i pa kënaqur në “Parc De Princes” pasi nuk është futbollisti kryesor në sulm duke qenë thjeshtë një hije e Ibrahimovic. Para lëvizjes së tij në kryeqytetin francez Cavani kishte shënuar 104 gola në tri sezonet me Napolin dhe këtë sezon ka shënuar 25 gola në të gjitha kompeticionet.
PSG pat shpenzuar një vit më parë 62.5 milion euro për ta afruar Cavanin në kryeqytetin francez. Laurent Blanc jo vetëm që mund të ketë fonde për të ri-investuar në sulm, por shitja e uruguaianit do të rregullonte edhe bilancet aspak të rregullta të klubit parizien.