Manchester United kërkon Arturo Vidal
Manchester United kërkon Arturo Vidal. Oferta e klubit anglez për Juventusin është 32 milion euro, ofertë që i është bërë e ditur bardh e zinjve nga vetë Sir Alex Ferguson i cili ishte dje prezent në Torino për të ndjekur finalen e Europa League-s mes Sevilla-s dhe Benficës. Ferguson ishte i ulur përkrah trajnerit juventin Antonio Conte dhe në fillim u spekulua se ata po diskutonin për një kalim të mudshëm të Conte-s në “Old Trafford”, por me sa duket në qëndër të bisedës së tyre ka qënë kileni Vidal.
Shitja e numrit 23 ka qënë në planet e klubit torinez kohët e fundit, pasi financat që do të përfitoheshin nga shitja e Silenit do ti jepnin mundësi klubit bardh e zi të mbante në skuadër yllin francez Paul Pogba.Juventusi për momentin kërkon 40 milion euro për mesfushorin, shifër që për torinezët i përgjigjet më së miri aftësive të Vidali-t.
Tashmë klubi i Manchester United nëpërmjet Alex Ferguson e ka bërë ofertën e tij, i mbete Juventusit të japë një përgjigje sepse në fund të fundit nuk është farë e thjeshtë të heqësh dorë nga një prej futbollistëve më të mirë që disponon.
Ndërkohë Andrea Pirlo është shprehur se nuk dëshiron që Antonio Conte të largohet duke thënë se meritën më të madhe për 3 titujt e fituar radhazi e ka pikërisht trajneri i Juventusit.