Perez mund të japë dorëheqjen pasi ndihet i tradhtuar nga disa lojtarë

Presidenti i Realit të Madridit mund të largohet nga drejtimi i galaktikave pasi ka mbetur mjaft i zhgënjyer nga paraqitja e lojtarëve.Mediat spanjolle raportojnë se ai mund të vendosë të heqë dorë nga klubi madrilen menjëherë pas finales së Ligës së Kampionëve pasi është ndjerë i tradhtuar nga futbollistët e tij. Mësohet se ai nuk e kapërdirë hapin fals të skuadrës së Ancelottit përball Celta Vigo-s që i kushtoi titullin kampion në Spanjë Realit të Madridit.Florentino Perez nuk ka kërkuar ta bëjë publik zhgënjimin e madh të tij pasi kërkon që skuadra të mos shpërqëndrohet para finales së Championsit, por ja ka bërë të qartë trajnerit Ancelotti të gjithë pa kënaqësinë e tij ndaj paraqitjeve negative që madrilenët kanë bërë javët e fundit në kampionat.Spekulohet se presidenti dhe asistentët e tij tashmë i kanë evidentuar ata lojtarë të cilët kanë zhgënjyer përball Celta Vigo-s por edhe më parë ndaj Valladolidit dhe Valencia-s dhe menjëherë pas përfundimit të sezonit një pjesë e tyre ndoshta nuk do të kenë më vend në klubin mbretëror.Na mbetet të shohim nëse Perez do të vendosë vërtetë të largohet apo do të marr vendime ekstreme për ata lojtarë që nuk u paraqitën në lartësinë e duhur sidomos në këto 3 takimet e fundit, ku Reali i Madridit i dha edhe lamtumirën titullit kampion në Spanjë.