Barça humb Neymar, Atletico fiton Costën
Sulmuesi i Barcelonës, Neymar pritet të mungojë në ndeshjen vendimtare për titullin kampion në La Liga kundër Atletico Madridite cila do të luhet këtë të shtunë. Aktivizimi I yllit brazilan në Camp Nou është vënë në dyshim pasi ai ende nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që pësoi më 16 prill, në finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit.
Teksa Neymar është në dyshim serioz, trajneri i Barcelonës, Tata Martino ka marrë lajme të mira sa i përket rikuperimit nga dëmtimi i dy mbrojtësve të rëndësishëm. Gerard Pique dhe Jordi Alba janë stërvitur rregullisht me skuadrën në ditët e fundit dhe pritet të jenë titullar në sfidën vendimtare me Atletico Madridin. Klubi katalans duhet të mposht skuadrën e Diego Simeones për t'u shpallur kampion i La Ligës, ndërsa kryesuesi aktual, Atletico, do të triumfojë edhe me një barazim.
Ndërkohë ka lajme fantastike për trajnerin Diego Simeone. Sulmuesi Diego Costa është rikuperuar dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen vendimtare për titullin të kampion në La Liga kundër. Ylli i Atletico Madridit, është stërvitur së bashku me grupin dje duke kaluar problemin muskulor që e la jashtë sfidës me Malagan, fundjavën e shkuar. Rikuperimi i Costas është mbështetje e madhe për Atleticon që synon të dal i pamposhtur nga Camp Nou të shtunën, për të siguruar titullin e kampion në La Liga.