Arsenali 30 milionë sterlina për Benzeman
Arsenali do të tentojë për herë të tretë transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema pas finales në Ligën e Kampionëve. Futbollisti francez prej disa vitesh kërkohet nga Arsene Wenger, por klubi londinez ka dështuar në dy përpjekjet e kaluara për ta blerë. Arsenali është i gatshëm të provojë sërish për Benzeman pasi galaktikët planifikojnë transferimin e një qendërsulmuesi të ri, dhe francezi mund të largohet nga Santiago Bernabeu.Benzema ka edhe 12 muaj në kontratën e tij me Realin dhe duhet ta vazhdojë atë ose të largohet gjatë merkatos së verës. Arsenali shpreson që më në fund do të arrijë të bind Realin që të negociojë me ta. Topçinjtë janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë sterlina për ta bindur francezin të transferohet në kampionatin anglez.Arsenali është treguar vigjilentë teksa ka parë që Reali është interesuar për yllin e Liverpoolit Luis Suarez dhe mendojnë se madrilenët do të heqin dorë nga francezi.Venger është duke ndjekur edhe opsione të tjera, duke përfshirë edhe sulmuesin e Bajern Mynih Mario Mandzukic, por është tërhequr nga dy lojtarë tjerë Diego Costa dhe Josip Drmic për shkak se janë transferuar thuajse përfundimisht te Chelsea dhe Bayer Leverkusen.Arsenali gjatë këtij sezoni u mbështet te sulmuesi francez Oliver Giroud i cili mund ti gëzohet edhe ardhjes së një tjetër francezi.