Interi kërkon Javi Garcian nga City dhe Lucas Leiva nga Liverpooli
Me sa duket merkato e sezonit tw ardhshëm për klubin e Interit është e përqëndruar në Angli. Pas raportimeve të djeshme se drejtuesi zi kaltër synoni njërin mes Fernando Torresit, Negredos dhe Soldados në ditën e sotme mësohet se Interi po kërkon dhe dy mesfushorë që aktivizohen pikërisht në Premier League.
Klubi milanez kërkon nga Manchester City mesfushorin Javi Garcia. Spanjolli do të ishte një përforcim mjaft i rëndësishëm për mesfushën e skuadrës së Mazzarrit. Formula me të cilën do ti kërkohet City-t Gracia është ajo e huazimit, dhe duket se klubi anglez është i gatshëm ta lejojë iberikun të largohet bë huazim pas mbërritjes së Fernandos nga Porto.
Një tjetër lojtar që nuk do ti dhuronte mjaft kualitet skuadrës zi kaltër është mesfushori i Liverpoolit Lucas Leiva. Braziliani është përfshirë nga Scolari në listën paraprake të skuadrës e cila do të përfaqësojë Brazilin në botëror. Në fat Interi ka qënë edhe më parë në gjurmët e Leivas. Raportohet nga mediat italiane se kontaktet mes drejtuesve internist dhe menaxherit të mesfushorit tashmë kanë filluar. Liverpooli e vlerëson brazilianin rreth 13 milion euro, shifër kjo e përballueshme për klubin zi kaltër.Si objektiva të mundshëm të Interit përmenden edhe dy kosovarët të cilët përfaqësojnë Zvicrën, Valon Behrami dhe Granit Xhaka.
Mësohet gjithashtu se klubi milanez i ka ofruar Cambiasso-s rinovimin e kontratës, por në kontratën e re përfitimi vjetor për argjentinasin nuk do të jetë më 4 milion euro por 1,2 milion. Akoma nuk dihet nëse mesfushori do ta pranojë apo jo zgjatjen e kontratës me këto kushte të vendosura nga klubi zi-kaltër.