Carlo Ancelotti mund të jetë trajneri i ri Milanit
Milani po mendon për Carlo Ancelotti-n. Mediat italiane raportojnë sot se klubi kuq e zi po mendon për rikthimin e madh të teknikut italian në Milano.Ancelotti qëndroi për 8 vite në krye të stolit kuq e zi, një periudhe e mbushur me suksese dhe e pasuruar me dy trofe të Ligës së Kampionëve.Trajneri nga Reggiolo megjithëse ka 4 vite që është larguar nga Milani vazhdon të jetë në zemrat e të gjithë tifozëve kuq e zi të cilët e kanë pritur me entuziazëm lajmin se Carletto mund të rikthehet në Milano.Nga ana tjetër edhe në konferencën për shtyp në të cilën teknikun italian lajmëroi divorcin e tij nga klubi milanez ai shprehu dëshirën për tu rikthyer një ditë dhe ndoshta kjo ditë do të vijë shumë shpejt.Rikthimi strategut italian nuk është aspak një operacion i thjeshtë merkatoje madje është shumë i vështirë por një gjë është e sigurt që Adriano Galliani dhe Silvio Berlusconi janë mjaft të joshur nga ideja për ta riparë sërish Ancelottin në krye të Milanit.Tashme është bërë e ditur prej kohësh së Seedorf nuk do të qëndrojë më në stolin e kuq e zinjve dhe një sërë emrash janë përmenduar si zëvendësues të tij, por sigurisht emri i Ancelottit është më i dashur për të gjithë tifozët e skuadrës milaneze.Trajneri 54 vjeçar për momentin është i fokusuar tek finalja e Champions Leagues, me gjithë atë mediat italiane spekulojnë se ai i është përgjigjur zërave që e shohin te Milani duke thënë " do të flasim ", vetëm një frazë kjo por që i mban gjallë shpresat e të gjithë milanistëve.Në rast se Real Madridi nuk arrin të fitojë " la deciman " atëherë mundësitë për një rikthim të Carletto-s në " San Siro " do të rriten ndjeshëm. Inzaghi mund të emërohet si zëvendës i tij për të mësuar sa më shumë nga eksperienca e madhe e ish-trajnerit të Chelsea-t.Na mbetet të shohim nëse Ancelotti do të qëndrojë në Madrid ku drejton një grup yjesh apo do të dëgjojë zemrën duke u rikthyer në Milano në momentin kur Milani ka më shumë nevojë për të.