Gareth Bale : Finalja e Championsi-t një ëndërr që bëhet realitet

Më 24 Maj në Lisbonë do të zhvillohet finalja e madhe Ligës së Kampionëve. Për herë në historinë e Champions League në fushë do të zbresin dy skuadra të të njëjtit qytet, pikërisht Real Madridi dhe Atletico Madridi.

Një nga lojtarët që pritet të jetë protagonist është uellsjani Gareth Bale. 24 vjeçari mbërriti verën e shkuar në Madrid nga Tottenhami për afro 100 milion euro, kjo shifër e shpenzuar për të ndikoi edhe tek vetë uellsiani i cili ne fillim të sezonit e vuajti presionin e madh por më pas arriti të tregonte të gjithë potencialin e tij duke u bërë “ de facto “ një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Ancelottit.

I pyetur nga mediat spanjolle për emocionet e finales së Championsit futbollisti nga Cardiffi tha pak fjalë por mjaft domethënëse” Për mua të luaj në këtë finale të madhe është një ëndërr që bëhet realitet, besoj se çdo lojtar kur nis karrierën e tij dëshiron të marrë pjesë në një finale të Ligës së Kampioneve, do të jetë një përballje mjaft e vështirë, ne nga an jonë duhet të japim maksimumin.” – u shpreh Gareth Bale

Nga ana tjetër edhe Isco u shpreh i lumtur që do te jetë pjesë e një takimi kaq të rëndësishëm.“ Liga e Kampionëve është kompeticioni më i rëndësishëm në rang klubesh, jam krenar që jam pjesë e Realit në këtë finale të madhe.”-deklaroi talenti spanjollNë “ Da Luz “ më 24 Maj spektakli është i garantuar.