Liverpuli ka përfituar më shumë se M.City

Premierliga u konfirmua si kampionati më i pasur në botë pas publikimit të shifrave prej 1.5 miliardë sterlinash përfitime pas përfundimit të sezonit. Mjaftë interesant është fakti që skuadra e fundit në renditje, Cardiff përfitoi 62 milionë sterlina, ndërsa Liverpool u 'pasurua' më shumë se kampioni i ri Manchester City.Të kuqtë që drejtohen nga Brendan Roxhers kanë përfituar 97 milionë paund nga fondet e Premierligës për sezonin 2013-14, duke zbritur Manchester City-In në vendin e dytë. Qytetarët kanë përfituar 96.5 milionë paund. Liverpool fitoi më shumë se City për shkak se 28 nga 38 ndeshjeve të tyre të Premierligës u transmetuan direkt në televizion, nga 25 të skuadrës së trajnerit Manuel Pellegrini.Rritja e përfitimeve në Premier ligë është e jashtëzakonshme teksa kanë arritur në 30-40 milionë paund më shumë nga sezoni I shkuar.Ndër pesë skuadrat që kanë përfituar më shumë janë edhe Chelsea me 94.1 milionë paund, Arsenali 93 milionë paund dhe Tottenhami 89 milionë paund. Skuadra kampionë e sezonit të shkuar, Manchester United është renditur vetëm në vendin e 7-të duke përfituar 89 milionë paund. Me transmetimin e një ndeshje në TV, klubi menjëherë përfiton 750 mijë paund.