Sevilla fiton trofeun e Europa League, vendosin penalltitë

Mbyllet pas plot 120 minutave, finalja e Europa League mes Benikës dhe Sevillas. Të dyja ekipet kërkonin trofeun por ajo që e arriti ishte ekipi spanjoll i Sevillas. Ndeshja ka përfunduar pa gola dhe  rezultati mbeti i bardhë deri në fund të kohës së rregullt.Pas përfundimit të 90 minutave, ndeshja ka shkuar në shtesë, pavarësisht kësaj, ekipet nuk kanë mundur përsëri të shënojnë gol. Si Sevilla ashtu dhe Benfika tregoheshin të kujdesshëm dhe përpiqeshin të qarkullonin sa më shumë topin. Merr fund dhe shtesa dhe gjithçka do vendoset nga penalltitë.Duket se portieri i Sevillas, Beto ka qenë në ditën e tij më të mirë. Ai ka mundur të presë 2 penallti të Benfikës, ndërkohë që shokët e tij të ekipi nuk gabuan asnjë. Rezultati përfundimtar pas penalltive ishte 4-2 për Sevillan, duke shpallur përfundimisht "andaluzjanët" si fitues të trofeut Europa League. Zhgënjimi vazhdon për Benfikën, pasi edhe pse zhvilloi një sezon fantastik, madje duke emleminuar në gjysëmfinale, Juventusin, nuk ka mundur dot të shpallet fituese e trofeut.Festa është e gjitha për Sevillan pasi ka zhvilluar një sezon fantastik në kampionat, dhe gjithashtu u kurrorëzua si kampione e Europa League. Kapiteni, Rakitiç ka të drejtën të ngrejë drejt qiellit, trofeun e fituar.