Fotolajm / Granit Xhaka, “Ambasador Nderi” në Kosovë

Granit Xhaka, lojtari kosovar që aktualisht luan në Gjermani me fanelën e Borussia Monchengladbach por që si ekip kombëtar ka zgjedhur Zvicrën, u takua me disa prej drejtuesve më të lartë të institucioneve politike dhe drejtuese në Kosovë.Kryetarja e shtetit, Atifete Jahjaga, i dorëzoi lojtarit medaljen presidenciale “Ambasador Nderi” për kontributin që ai ka dhënë për promovimin e sportit kosovar. Një takim të veçantë, Xhaka u prit edhe nga kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, me të cilin diskutoi rreth problematikës që po has futbolli në vendin më të ri të Europës.