Del Piero: Dua të luaj akoma... Në SHBA ? Do ishte interesante

Ka dy vjet që është larguar nga futbolli italian dhe Del Piero duket se tashmë është mërzitur nga futbolli në Australi ku aktivizohet me ekipin e Sidney. Por De Piero sqaron se në asnjë mënyrë nuk është mërzitur me futbollin e luajtur. I pyetur nëse ka dëshirë ende që të luajë me topin, Del Piero është përgjigjur se e ndjen veten ende të vlefshëm për të dhënë kontributin e tij në futboll."Kam kaluar 2 vite shumë të bukur në Australi me Sidney, jam përjekur të jap maksimumin dhe besoj se ja kam arritur. Dua të them se në këto 2 vite më mungon shumë futbolli italaian. Kam dëshirë që të provoj diçka ndryshe, megjithatë në Itali nuk besoj se mund të kthehem.Amerika? Pse jo, do të me pelqente shumë një aventurë dhe në këtë shtet, madje më duket shumë interesante. Perderisa e kanë provuar futbollistë të mëdhenj si Henry, dhe Bekam, pse të mos e provoj dhe unë." - tha Del Piero, duke lënë të kuptohet se mund të largohet nga Sidney.