Imobile: Juventus ? Jo, më mirë Napoli

Ciro Imobile po shijon një moment “magjik” , pasi udhëheq renditjen e golashënuesve të Serisë A dhe është një ndër pikat e forcës për Italinë e Botërorit. Sulmuesi është dhe një dëshirë e madhe e disa nga klubet më të njohura në Europë. Së fundmi është shfaqur emri i juventusit si klubi që do futbollistin por vetë Imobile i mbyll derën kësaj tratative.“Nëse do të luaj apo jo me Juventus sezonin e ardhshëm? Nuk besoj se mund të ndodhë një gjë e tillë. Juventusi nuk bën pjesë në ekipet e mia të preferuara. Më shumë më tërheq Napoli." -tha ImobileGjithashtu lojtari u pyet edhe për zerat që e lidhin atë me një kalim të mundshëm me Borusian e Dordmundit. "“Agjenti im në Dortmund? Ka shkuar sepse ka disa të afërm atje. Unë nuk po mendoj për merkato, dua ti tregoj Prandelit se jam një lojtar i denjë për të qënë pjesë e 23 futbollistëve që do të marrin pjesë në Botëror , dhe jam i përqëndruar vetëm atje për momentin.” -mbylli deklaratën e tij Imobile