Çmimet kombëtare të letërsisë për vitin 2011, zbulohet juria
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2012, 16:42
Ethet e e shkrimtarëve për ndarjet e çmimeve kombëtare të letërsisë për vitin 2011 do të marrin fund në datën 20 dhjetor.Në një intervistë për Ora News, drejtori i Librit në Ministrine e Kulturës Ermir Nika ka bërë të ditur kryetarin e jurisë, i cili është studiuesi dhe përkthyesi i mirënjohur Amik Kasoruho ,duke lënë në mister 6 anëtarët e tjerë të cilët janë emra të njohur të letrave.Sipas Nikës e veçanta e kësaj here është përfshirja në konkurim e autorëve edhe jashtë Shqipërisë.Dhjetë çmime ndahen për zhanre të ndryshme, përfshirë poezinë, prozë dhe përkthim, si dhe ndahet çmimi kombëtar për letërsi, të gjitha të emërtuara sipas personaliteteve të rëndësishme të historisë letrare, si Gjergj Fishta, Fan Noli dhe përkthyesi Jusuf Vrioni.