Lufta kundër diskriminimit ndaj LGBT, KiE do zbatojë projekt dy vjeçar në Shqipëri

Këshilli i Europës ka zgjedhur Shqipërinë për zbatimin e projektit dy vjeçar "Lufta kundër diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor".Në bashkëpunim me Ministrin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, është prezantuar plani i masave për mosdiskriminimin e grupit LGBT, në 5 drejtime, në kuadrin ligjor, në punësim, në arsim, pushtetin vendor dhe në fushën e të mirave dhe shërbimeve.Ministri i Punës, Spiro Ksera, parashikoi marrjen e masave konkrete nga ana e qeverisë për eleminimin e diskriminimit.Drejtuesja e Sektorit të Çështjeve LGBT në Këshillin e Europës, Annachiara Cerri, vlerësoi arritjet e Shqipërisë në fushën e të drejtave të njeriut, por theksoi se eleminimi i diskriminimit është një proces afatgjatë dhe gjithëpërfshirës.Plani i veprimit është gjithashtu një nga detyrat që duhet të plotësojë vendi ynë për të hyrë në BE, kjo në zbatim të rekomandimit 11 të vendosur prej tij.