Krimi i organizuar, zbulueshmëria më e larta në 5 vitet e fundit

Beteja me krimin e organizuar dhe narkotrafikantët nuk kanë kursyer as jetën e unifromave blu por përpjekjet e policisë në luftën kundër tyre janë në hapat e duhura.Shkalla e zbulueshmërisë të krimit të organizuar është më e larta krahasuar me 5 vite më parë po ashtu u evdientua edhe rritje e veprave penale ku krahasuar me një vit më parë ka një rritje prej 270 raste.Policia gjithashtu ka arritur të zbulojnë 32 raste më shumë se 1 vit më parë të zyrtarëve të korruptuar.Në anën tjetër Ministri i brendëshëm Flamur Noka tha se tashmë ka një mirëmenaxhim të kufijeve duke shtuar kontrolle dhe duke rritur në masë numrin e sekuestrimeve.Autoritet e policisë së shtetit thanë se policia e shtetit tashmë është përfshirë në aksionet ndërkombëtare duke pasur edhe rezultate konkrete.