1 në 5 fëmijë të kequshqyer, situata më e rëndë në Kukës e Dibër
Për shkak të varfërisë dhe mos zbatuershmërisë të politikave sociale, në popullatë shfaqen shifra të frikshme të kequshqyerjes. Sipas studimit të fundit në nivel kombtar 1 në 5 fëmijë janë kequshqyer. Ata janë të dobët, nuk ka rritjen normale të fizikut dhe riskojnë aneminë.Po kështu 17 % e fëmijëve nga mosha 0 deri 5 vjeç vuajnë nga anemia. Fakt është gjithashtu që mosha riprodhuese 15 vjeç deri në 49 vjeç është e prekur nga anemia, ku edhe në këtë rast 1 në 5 gra vuajnë nga kjo sëmundje.Ekspertja e ISHP-së Daniela Nika thotë se ajo çka duhet është hatimi i politikave të reja sociale dhe edukese për mënyrë e të ushqyerit. Një prej të cilave është fortifikimi i mielli, e hartuar 2 vite me parë por e pazbatuar.Por ndryshimi i situatës në vend, thonë ekspertët, duhet të nis nga një edukim i mirë i të ushqyerit dhe në anën tjetër nga zbutja e varfërisë dhe rritja e vëmendjes ndaj personave në nevojë.