Meta reagon për nacionalizmin: Politika pseudo nacionaliste risjell konflikte

Kretari i LSI, Ilir Meta, nga Saranda thumbon deklaratat nacionaliste që kanë përfshirë politikën shqiptare kohët e fundit.Sipas Metës ato janë deklarata pseudo-nacionaliste për ca vota më shumë, që nuk i sjellin asgjë qytetarëve përveç ndasive midis tyre. Sfida më e madhe për shqiptarët dhe politkën është integrimi europian i vendit, u shpreh Meta.Gjatë turit të tij në jug të vendit Ilir Meta ka ndaluar edhe në Delvinë, ku shprehu sigurinë për suksesin e forcës politike që ai drejton në zgjedhjet e 23 qershorit të vitit të ardhshëm.Meta shoqërohej në këtë takim nga figura kryesore të LSI si deputeti Vangjel Tavo, sekretari ndërkombëtar dhe kryetari i LRI.