Konferenca e kryetarëve miraton kalendarin, s`përfshihet rezoluta çame
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2012, 11:15
Konferenca e kryetarëve ka miratuar sot kalendarin e punimeve deri në fund të sezonit duke mos përfshirë në kalendar rezolutën për zgjidhjen e çështjes çame.Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dorëzoi në datën 10 dhjetor në kryesinë e Kuvendit rezolutën çame duke i kërkuar deputetëve të Parlamentit ta votojnë.Në draftin e paraqitur një ditë më parë, renditen 13 kërkesa drejtuar qeverisë greke dhe institucioneve shqiptare lidhur me rikthimin e pronave të çamëve në Greqi, si dhe shfuqizimin e ligjit të luftës së vitit 1940.