Taksat e biznesit të vogël, përfaqësues të PD takime me tregtarë të Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2012, 16:32
Në një takim me biznesin e vogël në njësinë numër 4 në Tiranë Ferdinand Poni,i ka cilësuar si papergjegjshmëri deklaratat e Edi Ramës për heqjen e taksave për këtë biznes.Administrata e Bashkisë e drejtuar nga Basha do të bëjë çdo gjë që biznesit të vogël ti krijohen lehtësira, por duke i taksuar si duhet, u shpreh Poni.Këshilltarët e PD në Këshillin bashkiak të Tiranës vazhdojnë takimet e tyre me biznesin në zona të ndryshme të kryeqytetit, duke u njohur me problematikat, por edhe duke iu ofruar mbështetjen e bashkisë Tiranë në mbarëvajtjen e biznesit të tyre.