Kuvendi miraton buxhetin e vitit 2013, opozita voton kundër
Buxheti i vitit të ardhshëm është kaluar me 72 vota të mazhorancës në Parlament dhe me 60 votat kundër të opozitës.E ndërkaq gjatë votimit nen për nen të tij opozita ka kundërshtuar fort buxhetin e vitit të ardhshëm pasi sipas saj është i pajustifikuar rritja e borxhit publik dhe bëhet për të fshehur situatën ekonomike të vendit ndërsa kryertarja e kuvendit e ka cilësuar qëndrimin e opozitës anarkik.“Ky ishte një propozim i rrezikshëm për të hedhur në erë sistemin fiscal. Ju doni anarki totale, harrojeni” tha TopalliNdërkaq deputetja socialiste Mimi Kodheli ka kërkuar që fondi i përftuar nga privatizmi i Albpetrolit prej 850 milionë dollarësh të kalojë në Parlament dhe jo me vendim qeverie. Sipas Kodhelit qytetarët duhet të dinë se ku do të shkojnë këto para, pasi lindin hije dyshimi për shpërndarjen e tyre.“Ne jemi kundër nenit 9 të projektbuxhetit ku janë të përfshira edhe të ardhurat nga privatizimi i Albpetrolit. Këto para përbëjnë 10 përqind të GDP dhe s`mund të përdoren nga kryeministri pa marrë miratimin e parlamentit. Kjo për opozitën është anti-kushtetuese. Qeveria nuk i ka të vetat paratë dhe paratë e privatizimeve janë të qytetarëve dhe është detyrimi i kësaj qeveria të marrë miratimin në Kuvend. Eksperienca na mëson se djalli fshihet pas detajeve këto, prandaj themi që këto të ardhura do shkojnë për asfalt e makijazh elektoral, nuk do ulin varfërinë për aq kohë sa neni 9 do vazhdojë të jetë i shkruar sic është”, tha Kodheli duke shtuar se duhet një plan i ri buxhetor për përdorimin e të ardhurave.Ndërsa ministri i Financave Ridvan Bode shtoi se ky nen është hartuar në bazë të një standardi të përdorur edhe më parë.“Formulimi në nenin 9 është standard i përdorur edhe nga qeveritë e majta dhe të djathta. Paratë e privatizimeve përdoren nga qeveria për rritjen e investimeve publike dhe për uljen e borxhit. Ato që propozon opozita janë pjesë e këtij neni”, tha ministri Bode.Ndërkaq opozita në Kuvend ka kërkuar që të merren në konsideratë amendamentet që lidhen me rialokimine fondeve, për këët çështje kreu i komsisionit të ekonomisë Edmond Spaho bëri të ditur se në buxhet është përfshirë edhe ndërtimi i aksit rrugor Lushnje- Berat.Po ashtu deputeti socialist Bashkim Fino ka kërkuar që të hiqet neni 15 i projet buxhetit pasi siç tha ai parashikohet që të ulen grantet e bashkive të majta, dhe shtohen fondet për bashkitë e djathta.“Keni ulur grantet për bashkitë e majta, duke i shtuar për ato të djathta. Thoni se ndryshimet janë bazuar te censusi, po pse nuk i referoheni censusit të popullsisë edhe për ndarjen e mandateve”, theksoi Fino.