Durrës, makina përplas rëndë të moshuarin

Një aksident me pasojë plagosjen e një kalimtari ka ndodhur paraditën e sotme në qytetin e Durrësit.Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 14 të qytetit bregdetar ku një automjet me targa DR 6515 C ka përplasur 70-vjeçarin Halil Hoxha i cili ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.Menjëherë  i moshuari është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesin e mjetit  Eljon Helmasi  ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.