Bimët mjekësore, Rama: Berisha na kopjoi programin

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Berisha për investime në zonat ku rriten bimët mjekësore dhe aromatike.Në rrjetin social “Twitter”, Rama shkruan se kryeministri Berisha ka kopjuar programin e PS-së për stimulimin e prodhimeve të këtyre bimëve."Përgëzime Kryeministrit! E ka lexuar mirë programin tonë për stimulimin e prodhimit të bimëve aromatike:-)Po s'bëhet me kopje kjo punë!Duhet RILINDJE” shkruan Rama.Ai gjithashtu ka akuzuar qeverinë se nuk ka bërë asnjë investim për fshatin dhe për këtë do të japë llogari.“Sot qeveria është përgjegjëse pse s`ka bërë asgjë për fshatin. E s'i shpëton dot llogarisë për ç'nuk bëri, duke kopjuar angazhimet e opozitës” shkruan më tej Rama.