Berisha: Investime në zonat ku rriten bimët mjekësore

Mbështetje  me kredi të buta për përpunuesit e bimëve  aromatike-mjekësore. Kryeministri Berisha është zotuar sot për investimet në zonat ku rriten bimët mjekësore.Ky ka qenë premtimi i kreut të qeverisë Sali Berisha në Konferencën e 8 Kombëtare të Industrisë së Kultivimit dhe përfundimit të bimëve aromatike-mjekësore. Kryeministri Berisha theksoi se kultivimi i këtyre bimëve është një mekanizëm për të luftuar varfërinë."Qeveria ka vendosur të bëjë gjithçka për ta çuar në një nivel më të lartë qëndrimin ndaj kësaj pasurie të madhe natyrore, të kësaj pasurie nga e cila përfitojnë në tërësi familjet e varfëra të vendit. Nuk ka arritje më të mëdha sesa të bëjmë gjithçka për të rritur të ardhurat e tyre aty ku janë. Të mbështesim me kredi dhe duke zbutur interesat të gjitha përpjekjet tuaja për përpunimin e tyre" tha Berisha.Gjithashtu, kryeministri Berisha u premtoi mbështetje me kredi të buta  dhe me laboratorë modernë përpunuesve të bimëve mjekësore."Do të mbështesim me kredi dhe duke zbutur interesat të gjitha përpjekjet tuaja për përpunimin e tyre. Qeveria do të mbështesë për laboratorë moderne që ju duhen ju për përpunimn e bimëve. Universiteti i bujqësisë, qendra e transferimit të teknologjisë, i kanë lobarotoret por nëse u mungojnë mjetet për të analizuar qeveria do ta ketë përparësi për pajisjen sa më të shpejtë të tyre. Ka një rëndësi madhore zhvillimi i këtij sektori pasi me anë të produkteve tona ne mund të përmirësojmë jetën e qindra familjeve.  Duhet të bëjmë gjithçka për kultivimin e bimëve mjekësore dhe kjo do të jetë një përparësi e madhe” shtoi më tej Berisha.Ai i bëri thirrje ekspertëve që të zbresin në terren në mënyrë që t’i njohin vlerat e vërteta të bimëve aromatike mjekësore. "Shqipëria është shumë e pasur me këto bimë, ne mund ta shfrytëzojmë këtë për hequr dot nga varfëria. Ekspertët duhet të heqin dorë nga google, se ai është për amatorë, specialisti duhet të zbres në teren. T’i njoh të gjitha bimët, se po të shikojmë në këtë vështrim, kjo gjë do të ndihmonte në njohjen, përpunimin dhe rritjen e vlerave, ndaj ju garantoj se qeveria është e vendosur për ta spostuar në një nivel më të lartë qëndrimin ndaj kësaj pasurie të madhe natyrore, nga e cila përfitojnë në tërësi familjet e varfra të vendit”, do të duhet financojë përpunimin e saj, dhe uljen e varfërisë”, shtoi Berisha