Fier, morën peng dy të mitur, arrestohen 2 persona

Policia e Fierit ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për heqje të paligjshme të lirisë së dy të miturve.Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit  Gerti Alla 21 vjeç dhe 19-vjeçari Romeo Malilaj pasi kanë marrë kundër dëshirës dhe kanë kërcënuar dy të mitur,Sipas policisë ngjarja mes 4 të rinjve dyshohet se ka ndodhur për motive të dobta  ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.