Lëvizja “Voto tani”, kërkesë Kuvendit për të miratuar tre ligjet
Sërish të rinjtë e Lëvizjes “Voto tani, vepro tani” u janë drejtuar me një kërkesë deputetëve të parlamentit shqiptar, duke u kërkuar që të votojnë tre ligjet e integrimit.Ndërsa kanë ndalur te hyrja e parlamentit secilin prej tyre duke u kërkuar ta shohin këtë moment përtej interesave politike, të rinjtë e kësaj Lëvizje janë përballur me qëndrime të ndryshme të parlamentarëve.Në një deklaratë për mediat përfaqësuesit e kësaj Lëvizje sqarojnë se për këtë cështje u janë drejtuar deputetëve të për t’iu kujtuar shansin që ka vendi për të marrë statusin e kandidatit në BE.Të rinjtë e argumentojnë këtë qëndrim me faktin se dpeutetët janë betuar në Kushtetutë se do të përfaqësojnë popullin, e në këtë drejtim thonë ata, interesi i qyetarëve është integrimi europian.Lëvizja “Voto tani, vepro tani” do të vijojë edhe në ditët në vijim të kërkojë vëmendjen e parlamentarëve, në mënyrë që brenda muajit dhjetor të votohen tre ligjet e kërkuar nga BE për statusin e kandidatit në BE.