Rishikim i të shkuarës komuniste si domosdoshmëri për të ardhmen

Një model gjerman për të zbardhur periudhën komuniste në Shqipëri. Dilema për ta kthyer kokën tek e kaluara apo për ta harruar atë, ka marrë përgjigje në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Instituti i Studimeve të krimeve dhe pasojave të komunizmit në bashkëpunim me Fondacionin "Konrad Adenauer”.  Eksperti Peter Maser dhe ambasadorja gjermane në Shqipëri Carola Muller-Holtkemper këshilluan politikën shqiptare që ta zbardhin njëherë e mirë atë që ndodhi për 45 vjet në regjimin e Enver Hoxhës.“Diktatura që ka përjetuar Shqipëria ka qenë shumë herë më brutale se ajo gjermane. Unë do theksoja 2 probleme që duhet të keni parasysh. Njëra ka të bëjë me kohën pasi një pjesë e viktimave të periudhës komuniste janë të moshë të thyer dhe duhet të tregojnë pasi mund të mos jenë më. Dhe e dyta duhet të jeni të durueshëm në trajtimin e kësaj peridhe” tha eksperti Peter Maser“Po të kemi parasysh historinë gjermane duhet të shohim që nëse harrojmë historinë ne nuk mund të kemi demokraci.  Trajtimi i së shkuarës nuk duhet lënë në harresë. Në Gjermani politika ka luajtur një rol të rëndësishëm në trajtimin e kësaj periudhe” deklaroi ambasadorja Holtkemper.Një çështje që prej 20 vitesh mbetet pezull në vendin tonë është trajtimi i kësaj periudhe në librat shkollorë.Gjatë konferencës janë prezantuar tre studime të rëndësishme historike të cilat pasqyrojnë persekutimin politik në shqipëri:"Fjalori enciklopedik i Viktimave  të terrorit komunist", "Sekuestrimi i pronës dhe arit (1944-1955), dhe "Procesi i asgjësimit të fesë në komunizëm".