Konfindustria: Rënie të mbështetjes së prodhuesve vendorë ndaj integrimit

Konfindustria vlerëson, se ka një rënie shumë të ndjeshme të mbështetjes së një numri të madh të sektorëve të industrive vendore për proçesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.Mbështetur në të dhënat e sondazhit krahësimor në periudhen 2010-2012 të zhvilluar me përfaqësues të sektorëve të industrive vendore nga Qëndra e Studimeve të Konfindustrisë  thekson se mbështetje e prodhuesve vendore për integrimin e Shqipërisë në BE në intervalin kohor 2 vjeçar ka rënë në shifrat mesatare me mbi 27%.“Rënia është mjaft më e fortë në industritë vendore, që i përkasin sektorëve, që prodhojnë për tregun e brendshëm kryesisht të industrisë agroushqimore, të pijeve alkoolike dhe jooalkolike, të prodhimit të materialeve të ndërtimit, të mobilerisë, etj.. Përfaqësuesit e sektorëve të industrisë, që prodhojnë lëndë të para për eksport kryesisht në industrinë minerare janë shprehur të qëndrueshëm në gatishmërinë  e tyre për integrimin e Shqipërisë në BE” thekson Konfindustria.Sipas, Konfindustrisë arsyet kryesore të rritjes së mosbesimit dhe të uljes së gatishmërisë së industrive prodhuese shqiptare për integrimin e vendit në BE është zhgënjimi nga pritshmëritë e zbatimit të MSA dhe të Marrëveshjes së Përkohshme të Tregtisë Shqipëri- BE, rritja e shkallës së konkurueshmërisë së prodhimeve dhe shërbimeve me origjinë nga BE në tregun vendor si pasojë e politikave të gjykuara si dumping me financime të BE, etj.“Ulja e mbështetjes së gatishmërisë të industrive vendore për proçesin e integrimit në BE është mjaft e shpejtë sidomos në vitin e 2012, që përputhet dhe me vështirësitë në rritje të ekonomisë shqiptare nga pasojat e krizës globale dhe vendeve kryesore partnere në tregti të Shqipërisë si Italia dhe Greqia” thekson më tej Konfindustria.