“21 janari”, gjykata zgjedh 2 ekspertët e rinj
Gjykata e Tiranës ka përzgjedhur sot dy ekspertët e rinj për çështjen e 21 janarit.Dritan Zoto dhe Gani Elezi janë dy ekspertët të cilët do të bëjnë ekspertizën mjeko-ligjore të Ziver Veizit.Ndërkohë disa ditë më parë, Gjykata hodhi poshtë ekspertizën e Ndoc Çardakut pas deklaratave të këtij të fundit se plumbi që ka qëlluar Ziver Veizin është devijuar dhe për më tepër në rrobat e viktimës janë gjetur gjurmë druri.Vendimi i trupës i kryesuar nga gjykatësi Besnik Hoxha erdhi menjëherë pas kërkesës së prokurorisë për të rrëzuar këtë dëshmi.Sipas prokurorit Blerim Tominaj ky ekspert ka tejkaluar kompetancat e tij profesionale duke u përgjigjur edhe për pyetje të cilat nuk janë të fushës së tij profesionale. Për këtë fakt prokurori kërkoi riekspertim të aktit nr.610,të hartuar nga Çardaku nga një ekspert i ri më profesionist.Sipas prokurorit, eksperti Çardaku ka deklaruar shumë e më shumë se nga ajo që çka është shkruar në akt.