Deklaratat nacionaliste, Sequi: BE, kundër ndryshimit të kufijve

Ambasadori i BE-së Ettore Sequi i bashkohet vërejtjeve të amabasadorit amerikan Arvizu në lidhje me deklaratat nacionaliste në Shqipëri.Në një prononcim për mediat, ambasadori Sequi theksoi se Shqipëria duhet të vijojnë me politikat e fqinjësisë së mirë."Unë zakonisht nuk komentoj deklaratat.  Vërejta ime është që Shqipëria ka luajtur një rol kontruktiv në rajon dhe ka adoptuar një politikë të fqinjësisë së mirë.  Ky rol stabilizues është gjithashtu pjesë e detyrimeve në rrugën evropiane. Unifikimi i kulturës shqiptare duhet të realizohet në kuadrin e perspektivës së vendit e rajonit dhe ajo që është e rëndësishme dhe do jetë në të ardhmen, është që Shqipëria do luajë rol konstruktiv në rajon dhe do dëshmojë politikën e fqinjësisë së mirë.  Ambadaori amerikan bëri disa komente në lidhje me këtë çështje dhe më lejoni t`ju them se jam dakort me këto vërejtje të kolegut tim” tha Sequi.Ai ka theksuar më tej se Bashkimi Europian është kundër ndryshimit të kufijve ndërsa ka ndarë edhe vendimin e Këshillit të jashtëm të ministrave të BE-së në lidhje me deklaratat e fundit."BE beson se çështja e integritet kufitar nuk është një çështje pasi ne nuk do të donim të shihmin ndryshim kufijsh dhe do të doja të ndaja me ju edhe konkulzionet e këshillit me ju që është edhe pozicioni i përbashkët i 27 vendeve të BE-së. Këshilli e mirëpret rolin kontruktiv në rajon dhe i bën thirrje Shqipërisë për të shmangur deklaratata që janë në kundërshtim me fqinjësinë e mirë” përfundoi Sequi.