Tiranë, dhunoi bashkëshorten, arrestohet 44-vjeçari

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 44-vjeçari Florant Malkollari pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit bashkëshorten e tij 36 vjeçare, duke i shkaktuar dëmtime në trup.Menjëherë 36-vjeçarja është dërguar në spital ku i është dhënë edhe ndihma mjekësore ndërkohë qe materialet në ngarkim të 44-vjeçarit i janë kaluar prokurorisë për veprën penale "Dhunë në Familje”