Sequi: Përfundoni reformën në drejtësi pavarësisht zgjedhjeve
Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka kërkuar përfundimin e reformës në drejtësi pavarësisht se vendi ndodhet në një vit electoral.Duke folur në takimin e pestë të Komunitetit Drejtues të Palëve të interesit, amabsadori Sequi theksoi se pritet finalizimi me sukses i reformave në sistemin e drejtësisë."Reforma në drejtësi është prioritet për Bashkimin Europian. Pavarësisht fushatës elektorale, reforma e drejtësisë nuk duhet të ndalojë, asnjë njeri nuk duhet të largohet nga kjo reformë dhe ne jemi të përkushtuar për mbështetjen përmes EURALIUS. Ne jemi duke parë drejt finalizimit të suksesshëm drejt reformave, atë të Gjykatës së Lartë dhe amendamentet e procedurës penale, reformën për Administratën Gjyqësore dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për të luftuar korrupsionin brenda gjyqësorit, po ashtu edhe ligji për Gjykatën Kushtetuese do amendim”- tha ai.Ambasadori Sequi theksoi gjithashtu se një gjyqësor të pavarur është edhe kusht për integrimin e vendit në Bashkimin Europian."Duhet reformë në gjyqësor për eficencën, pavarësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kapacitetet njerëzore janë të rëndësishme për përgjegjshmërinë e institucioneve dhe veçanërisht të gjyqësorit. Të drejtat që kushtetuta u jep qytetarëve nuk janë asgjë nëse nuk garantohen nga një gjyqësor i pavarur dhe i përgjegjshëm. Në çdo shtet evropian, ku Shqipëria do të jetë anëtare e BE këto janë parime të padiskutueshme” tha Sequi.Ambasadori Sequi shtoi më tej se asistenca për zhvillimin e shtetit ligjor në Sqhipëri është impresionuese duke shtuar se deri tani janë dhënë 100 milionë euro nga taksapaguesit evropiane për përforcimin e shtetit ligjor dhe reformën në gjyqësor.Ndërsa ministri i drejtësisë Eduard Halimi akuzoi opozitën për bllokimin e ligjeve të kërkuara nga BE-ja, duke theksuar se miratimi i ligjit për Gjykatën e Lartë është në të mirë të vendit dhe qytetarëve.Halimi ka deklaruar gjithashtu se teknologjia ka reduktuar korrupsionin në drejtësi. “Kemi dixhitalizuar të gjithë sistemin gjyqësor. Kemi instaluar në sistem elektronik të ankesave. Në 12 gjykata është instaluar sistemi audio. Kemi shmangur kontaktin e qytetarit me burokracitë” tha Halimi.Ndërkohë Kryeprokurori Adriatik Llalla ka vlerësuar asistencën e EURALIUS për disa projekte në Prokurorinë e Përgjithshme.Sipas tij EURALIUS ka ndihmuar në krijimin e një sistemi të unifikuar të hedhjes së të dhënave, i cili siguron saktësi më të madhe të të dhënave statistikore.Kryeprokurori Llalla theksoi gjithashtu se nuk do të lejohet që askush të dalë mbi ligjin, duke shtuar se me anë të kontrollit asnjë prokuror nuk do lejohet të abuzojë.“Nuk do ta cënojmë prokurorin por nuk do lejojmë që ai të abuzojë me detyrën pasi askush nuk është mbi ligjin”, tha Llalla.