Kuvend, shqyrtohet nen për nen buxheti i 2013-ës

Kuvendi i Shqipërisë shqyrton sot nen për nen dhe në tërësi buxhetin e vitit 2013.Ashtu siç ndodhi edhe 10 ditë më parë kur buxheti u miratua në parim edhe në seancën e sotme pritet të ketë debate mes mazhorancës dhe opozitës.Ndërsa mazhoranca e ka cilësuar këtë buxhet si më të madhin në historinë e vendit, opozita është shprehur kundër duke theksuar se buxheti do ta zhysë vendin në krizën e borxheve.Ndërkohë dhjetë ditë më parë, Kuvendi miratoi në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2013 i cili u votua me 74  vota pro nga mazhoranca ndërsa mori 56 vota kundër nga opozita.Sipas kryeministrit të vendit, buxheti i 2013-ës ka në themel rritjen e mirëqënies së shqiptarëve ndërsa ka akuzuar opozitën se nuk e do këtë mirëqënie.Berisha e ka cilësuar buxhetin që kap vlerën 410 miliardë lekë, si buxhetin historik të Shqipërisë, hartuar në një kohë krize në mbarë botën.