Bie shtylla e tensionit të lartë,pa energji mbi 30 mijë banorë të Fierit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2012, 16:19
Më shumë se 30 mijë banorë në qytetin e Fierit po vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Shkak është bërë shkatërrimi dhe rrëzimi i një shtylle të tensionit të lartë në vendin e quajtur Kodrat e Peshtanit.Banorët aktualisht po furnizohen nga një linjë dytësore me kufizime drastike. Kryetari i komunes Frakull Viktor Cervanaku ka pohuar se gjendja është mjaft e vështire.Sipas tij është njoftuar kompania CEZ që të riparoje dëmin , por nuk ka ndërhyrë me pretendimin e mungesës së bazës materiale.Deputeti i zonës Arjon Muçaj në vendin e ngjarjes ka deklaruar se CEZ po shkatërron jetën e shqipetarëve.Ndërprerjet e energjisë elektrike janë një fenomen që po ndodh në të gjithë vendin.