Rezoluta çame, Moisiu thirrje politikës ta votojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2012, 16:23
Ish presidenti Alfred Moisiu është i pari që firmos rezolutën e PDIU-së për zgjidhjen e çështjes çame.Përballë hezitimit të forcave politike për të mbështetur rezolutën, ish kreu i shtetit kërkon miratimin e nismës në Kuvend.Ndërsa 100-vjetori solli me vete edhe dozën e lartë të nacionalizmit tek politika shqiptare, për ish presidentin Moisiu nacionalizmi po përdoret si kartë elektorale.“Unë e mbështes rezolutën për çështjen çame dhe të gjitha partitë politike duhet ta mbështesin atë. Kjo është një çështje dhe një rezolutë e të drejtave të njeriut dhe jo diçka nacionaliste. Ne nuk duhet të trembemi për të kërkuar një të drejtë të mohuar” – tha ish Presidenti Moisiu.
Deklaratat ish kreu i shtetit i bëri gjatë konferencës “Model NATO 2012” organziuar nga Balkan Youth Link Albania.
Kjo konferencë është një model stimulimi i mbledhjeve të strukturave të NATO-s ku marrin pjesë studentë nga universitetet publike dhe private të të gjithë Shqipërisë.