Romanet rozë më të preferuarat për dhurata gjatë festave

Libri mbetet një nga dhuratat e preferuara edhe në festat e fundvitit ku më të preferuarit janë romanet rozë. Atmosfera festive e Krishtlindjeve apo Vitit te Ri ka filluar të ndihet edhe nga titujt më të fundit të librave të hedhur në treg.Prozatori Amerikan  James Patterson  dhe Richard Di Lallo  i shkruajne dashurisë... Pema është zbukuruar, ëmbëlsirat dhe dhuratat janë gati por festa më e madhe  është "Dasma në Krishtlindje"." Valixhe te humbura" në romanin nga Jordi Punti, përshkruhen vitet 60-70 në një kohë kur Spanja  jetonte e izoluar nga një Europë që ziente nga energjia e madhe kulturore, sociale dhe politike.Duke qëndruar tek librat e përkthyer, autorit italian Camillo Libardi shuan kureshtjen  "Si u bë mbret i Shqipërisë Ahmet Zogu "Një libër i ri me kujtime historike paraqet një tablo të gjallë të shoqërisë shqiptare të asaj kohe, duke u fokusuar në stilin shqiptar të qeverisjes dhe të politikanëve të sajNdërsa nga autorët shqiptarë këtë javë vjen Zija Çela me "Pika Drite në eklips", novela dhe tregime.Shkrimtari nga Prizreni, Ndriçim Amemaj me poezi  dhe libri me këshilla si të kujdesemi  për të sapolindurit dhe  mënyrën se si  mund të rifitojnë format nënat e reja.