Bashkia e Tiranës vijon aksionet për mosrritjen e çmimeve

Task-forca e Bashkisë së Tiranës, krahas monitorimit të çmimeve po mbikqyr dhe tregtimin e fishekzjarreve. Aksioni i Task-forcës është përqëndruar sot në tregun e Qytetit të Nxënësve.Drejtori i Agjensisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, Geron Ibrahimi tha se tregtarët tashmë e kanë kuptuar dhe janë të bindur për vendosmërinë e Bashkisë së Tiranës për të moslejuar rritjen abuzive të çmimeve.“Deri më sot situata është nën kontroll dhe çmimet e disa produkteve janë më të lira se asnjëherë më parë në këtë periudhë. Vazhdojmë të vërejmë me kënaqësi që trendi i çmimeve ka një kostante tashmë e cila shkon brenda normalitetit. Nuk ka asnjë rritje e cila karakterizohet nga skema e abuzivizmit, ndaj dhe për këtë, ne si Bashki e Tiranës falenderojmë në rradhë të parë biznesin i cili i është përgjigjur pozitivisht thirrjes tonë dhe nga ana tjetër falenderojmë dhe mediat që kësaj rradhe me një ndjeshmëri si asnjëherë e kanë trajtuar në një frymë mjaft pozitive” theksoi ai.Ibrahimi tha se Task-forca do të monitorojë tregtimin e lëndëve plasëse në mënyrë që të parandalohet që në këtë moment çdo rrezik për jetën e qytetarëvë nga përdorimi i këtyre lëndëve.Agjensia e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Policia Bashkiake kanë nisur një fushatë sensibilizimi për tregtarët për lëndët që ata duhet të tregtojnë, në mënyrë që malli i blerë prej tyre mos të sekuestrohet më pas.