Fahredin Spahija ekspozon nudot e (pa) censuruara

Nudizmi apo lakuriqësia si një nga temat kompleksive në mentalitetin shqiptar vjen për herë të parë  e ekspozuar hapur për publikun.Edhe pse jo krejtësisht të pa censuruara.. por përtej  një mbulese plastmasi, dritëhije apo xhami,  mbërrijnë në Tiranë 18  fotografi Nudo, nga njërit prej artistëve  më të mirë kosovar Fahredin Spahija.Trajtmit artistik të trupit lakuriq vjen me kujdes  nga fotografi Spahija  duke përmbushur  premtimin që e kishte dhënë nëntë vite më parë dhe përr të thyer disi  të gjithë ata që kanë mbetur robër të një mentaliteti të cilin bota e qytetëruar, ka kohë që e ka braktisur.Përveç një komunikimi vizual me publikun shqiptar fotografi vjen edhe me një thirrje për çlirim nga paragjykimet shqiptare karshi trajtmit artistik të trupit lakuriq apo nudos.Titulli i ekspozitës shpreh gjithë dilemën e trajtimit të kësaj teme shumë kompleksive qysh nga Marubi e deri tek ditët tona. Fotot  nisin nga viti 2001 ku janë të përfshira 16 modele shqiptare.