A do përmbyset bota më 21.12.12? Shqiptarët indiferentë
Një parashikim i fisit Maja i ngjashëm me atë të kometës Hallouej apo një gjë që i afrohet të vërtetës, kjo pak rëndësi ka pasi pjesa më e madhe e njerëzve janë përfshirë në këtë panik që më shumë ngjan me një lloj paragjykimi mes asaj që parashikohet dhe asaj që zoti ka përcaktuar.Agjensia amerikane e hapësirës NASA e bazuar mbi shkencën dhe teknologjinë më të avancuar i hedh poshtë hamendësimet në mënyrë kategorike për dicka jonormale të ditës së 21 dhjetor 2012.Por çfarë mendojnë qytetarët? Disa prej qytetarëve të kryeqytetit shprehen indiferentë ndaj këtij lajmi ndërsa disa të tjerë shprehen se bota nuk do të përmbyset më datën 21 dhjetor.Ekspertet e NASA-s janë të sigurt se asgjë nuk ka për të ndodhur dhe se kjo ditë do të jetë mëse e zakonshme, si ditët e tjera.Por mesa duket rrjetet sociale dhe ndikimi i tyre në publik sidomos në moshat e reja kanë një ndikim të jashtëzakonshëm duke bërë që nga hiçi të dalin ngrehina imagjinare gjigande.