Çmimet e fundvitit, qytetarët: Tryezë më e varfër këtë vit

Për një vit me rradhë jemi mësuar me idenë e krizës ekonomike, të bindur se fundvit do sillte një tryezë më të varfër këtë vit, e ndoshta me një gjel deti më të vogël se vitet e shkuara.Kështu në fakt mendojnë edhe vetë qytetarët që e ndjejnë se këtë ndërrim vitesh do ta kalojnë më me pak gjëra në tryezë.Gjithashtu edhe vetë tregtarët paralajmërojnë për një rritje të mëtejshme çmimesh si rezultat të  hyrjes së mallrave të importit.Muajt e dimrit karakterizohen nga çmime të larta për shkak të uljes së prodhimit vendas.