Rama: Ja 4 pikat e PS-së për ekonominë

Ndërsa qeveria këmbëngul se Shqipëria i ka shptëuar krizës  falë modelit ekonomik, kryesocialisti Edi Rama deklaron se vendi ynë është gjunjëzuar nga kriza për shkak të një modeli ekonomik rrënues.Duke folur në konfencën shkencore ndërkombëtare “Shqipëria dhe kriza çfarë vjen më pas” e organizuar nga niversiteti mesdhetar i Shqipërisë lideri i PS-së shpalosi 4 shtyllat e programit për një rilindje shqiptare që synojnë rimikëmbjen e ekonomisë. “Unë nuk mund të premtoj se ne do ta shndërrojmë ekonominë brenda natës. Do të na duhet kohë dhe vendosmëri. Unë nuk mund të premtoj se një votë për mua sot, do të garantojë punë për të gjithë nesër. Por mund të premtoj që nëse njerëzit do të na marrin në punë, ne do t’i përkushtohemi me të gjitha fuqitë dhe eksperiencën udhëheqëse së një procesi transformues të qeverisjes për një Rilindje Shqiptare’’tha Rama.Në panelin e konferencës së organizuar nga UMSH-ja ishin ekspertë, sipërmarrës, akademikë, studjues të shkencave politike dhe emra të njohur në intitucionet ndërkombëtare financiare.