Berisha në Dajt, ndan me miqtë në Facebook kujtime nga fëmijëria
Kryeministri Sali Berisha ka vendosur të jetë aktiv në faqen tij në rrjetin social “Facebook” duke ndarë me miqtë e tij edhe momemte të veçanta të jetës jashtë kostumit zyrtar.Një ditë më parë kreu i qeverisë ka postuar një foto që kishte bërë gjatë një rrugëtimi prej dy orësh në malin e Dajtit.Teksa ecte në deborë kryeministri është rikthyer në kujtimet e fëmijërisë së tij, për të cilat ka rrëfyer gjatë në Facebook.Ai përshkuan fëmijërinë e vështirë, ku ai dhe moshatarët e tij ecnin tre orë në këmbë në mes të dëborës për të shkuar në shkollë.Sot në mëngjes eca për herë të parë këtë vit dy orë në dëborë. Gjatë ecjes, si një vegim i largët i "heroizmit feminor", më erdhi në mendje udhëtimi i përditshëm në dimrat e viteve nga klasa e parë në të shtatën, në të cilët nga mesi i nëntorit gjeri në mesin e prillit unë me bashkëmoshatarët e mi udhëtonim në dëborë vajtje - ardhje për në shkollë rreth tre orë çdo ditë të javës. Udhëtimi ishte i lodhshëm e shpesh në klase arrinim "të ngrirë" nga këmbet dhe duart. Klasën e gjenim gjithnjë të ngrohtë e mësuesi na lejonte të ngrohnim duart tek soba para se të uleshim në banka. Përpjekjet tona për të bindur prindrit tanë për të mos shkuar në shkollë për shkak të dëborës që kishte rënë gjatë natës ishin në tërësi pa sukses . Ndonjëherë kur dëbora ishte e konsiderueshme përdornim rrathët (rreth druri me nje rrjetë spangoje që lidhej nën këpucë në mënyrë që këmba të mos futej thellë në dëborë). Rrathët e vështirësonin ecjen por të mbanin pa u zhytur thellë në dëborë. Në ditë të veçanta, kur trashësia e dëborës ishte e madhe, një i rritur do të na shoqëronte me lopata druri më vehte për të hapur rrugën. Prindërit nuk na lejonin të merrnim shkrepse më vehte nga frika se mos hutoheshim duke ndezur zjarre për tu ngrohur rrugës dhe nuk do të shkonim në shtëpi. Në rastet kur moti përkeqësohej gjatë ditës një i rritur do vinte të na merrte në shkollë ose ndodhte që të kalonim natën në familjet e shokëve tanë. Ky udhëtim i përditëshëm në dëbore për ne ishte i mundimshëm dhe jo romantik por pamëdyshje kalitës dhe mua me lidhi shumë me dëborën, e cila përveç bardhësisë ka dhe shumë të mira të tjera. Sot pas dy orë udhëtimi u ndjeva mirë. Këtë ndjej dhe këto kujtime desha ti ndaj me ju miqtë e mi të Facebook”shkruan BerishaKy postim i tij brenda një ore mori 10.003 pëlqime dhe 842 komente ku ndjekës të Berishës japin mendimet e tyre për këtë histori.Kryeministri Sali Berisha deri të shtunën në mesnatë ka arritur të mbledhë 169 mijë shokë në Facebook. Ai u bë pjesë e rrjetit social prej një jave dhe ka shënuar një numër rekod klikimesh dhe ndjekësish.