Basha: Fond të veçantë për vendosjen e kamerave në shkolla

Në  të gjitha shkollat e Tiranës do të vendosen kamera, për të siguruar mbarëvajtjen e procesit mësimor  dhe për të garantuar sigurinë e fëmijëve në shkolla.  Një projekt i detajuar i Bashkisë së Tiranës do të  nis nga  zbatimi në muajt e parë të vitit 2013.Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha  do ti propozojë Këshillit Bashkiak në mbledhjen e radhës,  akordimin e një fondi  të veçantë nga buxheti i Bashkisë për këtë projekt i cili do të nisë me shkollat e mesme të kryeqytetit.Me këtë projekt Bashkia e Tiranës do të shtrijë monitorimin me kamera në të gjitha shkollat e kryeqytetit  në funksion të sigurisë për nxënësit  dhe fëmijët e kryeqytetit.Një vit më parë Bashkia e Tiranës vendosi sinjalistikë të posaçme dhe kangjella mbrojtëse nëpër shkollat e ekspozuara ndaj rrezikut të trafikut të makinave.Do të jenë 23 kamera vrojtimi,  pjesë  e projektit të menaxhimit të trafikut do të instalohen nëpër pika të ndryshme të kryeqytetit  të  cilat do ti përcjellin në kohë reale qendrës operacionale çdo gjë që ndodh në kryeqytet, në orë dhe ditë të ndryshme.