Ndërprerjet e energjisë, METE: CEZ-i të mos shkaktojë tension publik
Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës i ka kërkuar kompanisë CEZ Shpërndarje që të mos provokojë tension publik me ndërprerjet pa shkak të energjisë elektrike.Në një konferencë për shtyp, Zv. ministrisë i METE-s Eno Bozdo kërkoi nga CEZ-i që të marrë masat për përballimin e defekteve dhe për furnizimin me energji pa ndërprerë të qytetarëve.“METE i kërkon kompanisë CEZ Shpërndarje të mos provokojë tension publik me anë të veprimeve dhe mosveprimeve. Mosofrimi me dashje i një shpërbimi publik të domsodoshëm përbën vepër penale. Të gjithë shkelësit do të dalin para ligjit, sot, nesër apo në të ardhmen. METE i kërkon kompanisë së shpërndarjes që të marrë masat për përballimin e defekteve që mund të shfaqen gjatë stinës së dimrit, ndërsa kërkoi gjithashtu që tu përgjigjet në kohë të gjitha problemeve që do të shfaqen” tha Bozdo.Gjithashtu, Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës ka akuzuar sot CEZ shpërndarje se nuk ka kryer detyrën për furnizimin me energji elektrike të qytetarëve."METE është duke ndjekur situatën për çdo ndërprerje të enegjisë. Ndërprerjet e energjisë janë pasi CEZ-i s`ka përmbushur detyrimet e saj dhe kohëzgjatja e defekteve është rirtur në mënyrë jonormale në sajë të performacës jo të mirë të saj. Ne kemi prova që CEZ-it i mungon edhe baza e pajisjeve që janë të domosdoshme për të përballuar problemetikën e një moti të ftohtë" tha Bozdo.Reagimi i ministrisë së Ekonomisë,Tregtisë dhe Energjitikës erdhi vetëm një ditë para përfundimit të afatit për marrjen e vendimit në lidhje me heqjen e liencës kësaj kompanie. Enti Rregullator i Energjisë Elektrike i la Kompanisë Cez Shpërndarje një afat 30 ditor për të përmirësuar situatën energjitke një afat që përfundon në 17 dhjetor.