Tahiri: PS gati për zgjedhjet dhe për të qeverisur

Është mbledhur sot Asambleja e Partisë Socialiste dega Tiranë.Në fjalën e tij, kryetari i PS-së për Tiranë Sajmir Tahiri ka akuzuar qeverisjen vendore në Tiranë dhe atë qëndrore për keqqeverisje ndërsa theksoi se Partia Socialiste është gati për fushatën elektorale dhe do t`i fitojë këto zgjedhjet e përgjithshme të 2013-ës.“Lulzim Basha pas një viti në bashki nuk ka bërë asgjë. Tirana sot është një qytet më pak i sigurt, është rritur kriminaliteti, të vidhet pasuria, të ardhurat, dyqani, biznesi, makina, të tjerë aksidentohen, plagosen, apo më keq humbasin jetën.”- tha Tahiri.Ai ka theksuar më tej se Partia Socialiste sot është më e fortë se asnjëherë dhe është gati për të qeverisur Tiranën dhe gjithë Shqipërinë.“Duke filuar nga sot deri në 189 ditë do të nisim fushatën për çdo votë. Do të punojmë  palodhur në çdo çdo lagje dhe me çdo qytetar për të rilindur shoqërinë dhe për të rilindur vendin tonë. Do të trokasin derë më derë për të mbledhur shqiptarët në rrugën tonë për një rilindje shqiptare.  Ne do të fitojmë dhe do të çojmë pas hekurave të gjithë ata që kanë vjedhur. Me të ardhur në pushtet ne nuk do të harxhojmë asnjë minutë për ti nxjerrë para ligjit të gjithë ata që udhëruan vrasjet në 21 janar,  për të gjithë ata që vodhën dhe dogjën duke shkatërruar pronën e qytetarëve” tha Tahiri.Ai ka theksuar se PS-ja nuk do të lejojë që të vidhet asnjë votë në 23 qershor ndërsa ka shtuar se ata të cilët do të guxojnë të vjedhin votën do ta paguajnë shtrenjtë dhe s`do të ketë asnjë imunitet që t`i mbrojë.Ruçi: Berisha na kujtoi se jemi në 100-vjetorin e monarkisëAsambleja e PS-së dega Tiranë u përshëndet edhe nga kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi i cili e krahasoi kryeministrin Sali Berisha me mbretin Ahmet Zogu ndërsa shpjegoi edhe arsyet që sipas tij  Berisha kërkoi të përjetësonte figurën e Ahmet Zogut në 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.“ Pse e do kaq shumë ky Saliu këtë Ahmet zogun? Nuk është rastësi, e lidhin shumë gjera. Së pari se askush sikurse Ahmet Zogu nuk sundoi në mënyrë despotike, dhe po me mjete despotike do të sundojë edhe Berisha. Ahmet Zogu sundoi me intriga dhe frikë, edhe ai do të sundojë me të njëjtën mënyrë. Ashtu si Zogu erdhi në pushtet i pazgjedhur, por me ndihmën e Serbisë, edhe Saliu ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura. Edhe Saliu jonë sot mik të familjes deklaron një serb tjetër,Fazlliçin. Edhe Saliu në gjithë politikën e tij, kur ishte president theu embargon për të ushqyer makinën shtypëse të vëllezërve tanë në Kosovë. Kur UÇK-ja doli në mal, fondamentalist, ekstremist dhe komunistë i quajti ai luftëtarët e UÇK-së. Edhe Saliu kur ishte puna për të nënshkruar përfaqësuesit e Kosovës marrëveshjen e Rambujese, tha që kush nënshkruan është tradhti kombëtare. Ahmeti Zogu, sundimtari monark dhe Sali Berisha sundimtari në emër të demokracisë ngjajnë si dy pika uji, si dy vëllezër siamezë” tha Ruçi.Ruçi theksoi se 100-vjetori i Pavarësisë e gjeti Shqipërinë më të varfër dhe më të korruptuar si dhe në një krizë të thellë ekonomike dhe demokratike.Ruçi lëshoi kritika të mëdha ndaj qeverisë, në drejtim të hartimit të buxhetit 2013-ës. "Rezulton se buxheti i 2013-ës nuk ndihmon në rimëkëmbjen e ekonomisë, nuk kontribuon në zbutjen e efekteve të krizës. Ku buxhet nuk e ul borxhin publik por e rrit atë dhe e lë pa kufij, ky buxhet e shton varfërinë dhe s`ka asnjë dritë jeshile për të shtuar edhe një vend pune” tha Ruçi.vijon..