Meta në konventën e LGI në Gjirokastër: Bashkimi i shqiptarëve vetëm në BE
Bashkimi i shqiptarëve është vetëm në BE. Kështu ka deklaruar kreu i LSI, Ilir Meta teksa ka marrë pjesë në konventën e LGI në Gjirokastër. Meta ka theksuar se deklaratat nacionaliste janë jashte kontekstit qe ne jetojme dhe sfidave te shqiptareve.Numri një i kësaj partie theksoi se hendeku më i thellë i shoqërisë është mes politikës së konfliktit dhe bashkëjetesës së qytetarëve, ndërsa shtoi se çdo minutë që kalon larg integrimit eshte ne dem te qytetareve shqiptarë.“Qytetaret e meritojne statusin, e treguan me liberalizimin e vizave. Qytetaret thyen skepticizmin dhe dashakeqesine e politikes me sjelljen e tyre” deklaroi Meta.Zoti. Meta ndër të tjera ka vlersuar edhe rolin e gruas në shoqëri dhe vetë integrimin e vendit, duke kërkuar të dëgjohet më tepër zëri i tyre nëse duam të ecim më shpejt drejt ëndrrës sonë europiane.Kreu i LSI-së në këtë takim shoqërohej nga Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo, të cilët gjatë ditës patën takime me strukturat dhe simpatizantë të LSI në Përmet dhe Tepelenë, ku nuk munguan edhe anëtarësimet e reja në radhët e kësaj partie.