Bulevardi i Vlorës, qytetarët ankohen për ndotjen e madhe

Disa muaj para festimeve te 100 vjetorit te pavaresise Bashkia e qytetit te Vlores nisi punimet pergjate bulevardit kryesor te qytetit. Asfalti ekzistues u gërrye plotesisht, pasi sipas informacionit nga Bashkia kjo rruge do i nenshtrohej rikostruksionit te plote te saj.Muajt i lane vendin njeri-tjetrit dhe banoret e ketij qyteti pervec problemeve te shkaktuara pergjate kesaj rruge si dhe pluhurit pa fund si rezultat i punimeve te zvarritura , ata kane sot nje rruge te arnuar, shum larg premtimit te bere nga Bashkia per ti dhene ketij bulevardi nje frymemarrje te re.Shume pak kohe pas perfundimit te punimeve qytetaret vlonjate duket se kane nisur serish te perballen me rene e tymit, shkaktuar nga asfalfti i demtuar dhe shtresa e reres së shkrire nga shirat e fundit.Vlonjatet do te thithin serisht pluhur dhe do te rrezikojne serisht shendetin e tyre, eshte alarmi i cili vjen nga Agjencia rajonale e mjedisit , e cila eshte ne dijeni te situates, ndersa vazhdimisht ka kerkuar nga Bashkia e Vlores marrjen e masave.Nderkohe per fenomenin e ndotjes , Bashkia e Vlores nuk duket shume e ndjeshme . Mjafton ti referohemi gjobave te marra nga Agjencia rajonale e mjedisit drejtuar ketij institucioni , apo dhe vete kreu te saj Gjika, gjoba te cilat jo vetem nuk jane paguar por vijojne te apelohen ne procese gjyqesore , ndersa Vlora qendron e heshtur nen shtellungen e tymit.