Vetëvritet efektivi i trafiqeve në Drejtorinë e Policisë Korçë

Vetëvritet efektivi i trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Korçës, Dornjel Milo.Ngjarja e rëndë ka ndodhur  rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në qytetin e Bilishtit ku 30-vjeçari  Milo është vetëvrarë me armën e shërbimin në automjetin e tij dhe në prani edhe të disa miqve të cilët e shoqëronin në momentin fatal.Edhe pse miqtë e tij janë përpjekur t`i japin ndihmën e parë, 30-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.Mësohet se efektivi i policisë përpara de të vetëvritej kishte pirë në një lokal së bashku me miqtë e tij.Dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia ku 30-vjeçari ka qëlluar veten me armën e shërbimit aksidentalisht dhe nën efektin e alkolit.Mësohet se Dornjel Milo është  djali i nënprefektit të Korçës, Ilo Milo. Ndërkohe policia po heton për zbardhjen e rrethanave  të ngjarjes së rëndë.